Lajme Botë

Digjet spitali në Rumani, vdesin nëntë persona

Spitali i djegur në Rumani.

Në Rumani të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një zjarri në spital, të premten.

Inspektorati i situatave emergjente të Rumanisë tha se ndodhi në qytetin port të Konstancës, në Detin e Zi.

Ai tha se zjarri tani ishte shuar dhe të gjithë pacientët ishin evakuuar.

Lexo edhe:
Fajësohet Trump-i për rënien e Afganistanit në duart e telebanëve

Në kohën e zjarrit, ishin 113 persona që trajtoheshin në spital, 10 në kujdes intensiv, raporton euronews, transmeton Shqip.com

Shkaqet e zjarrit nuk dihen për momentin, tha Ministri i Shëndetësisë Attila Cseke, duke shtuar se një hetim ishte hapur.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis.

Presidenti Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se shteti rumun “ka dështuar në misionin e tij themelor për të mbrojtur qytetarët e tij”.

“Unë jam i tmerruar nga tragjedia që ndodhi këtë mëngjes në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Konstancë”, tha ai.

Iohannis tha se sistemi “i vjetëruar” i kujdesit shëndetësor i Rumanisë është vënë nën një “presion të paimagjinueshëm” nga pandemia. /Shqip.com