Lajme

Digjet vetura e një serbi në Leposaviq

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Vetura e një serbi në Leposaviq është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast, që tha se ndodhi rreth orës 03:00.

“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, konfirmoi ai.

/Shqip.com