Digjet një shtëpi në Mitrovicën e Jugut
Publikuar:
(15.01.2024 11:58:50)

Të dielën në Mitrovicën e Jugut është djegur një shtëpi pronarët e së cilës ndodheshin jashtë vendit.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një shtëpi, pronarët e së cilës ndodhen jashtë vendit në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit”.
“Përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka. Rasti duke u hetuar”.
/Shqip.com