Digjet një objekt në Prizren, intervenojnë zjarrfikësit
Publikuar:
(22.08.2022 10:47:13)

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Leskovec të Prizrenit një objekt është përfshirë në zjarr.
Sipas PK-së objekti të cilin e kishte kapluar zjarri ishte jashtë funksionit. Por, zjarri e kishte dëmtuar atë.
“Zjarrin e kanë fikur njësitë e zjarrfikësve dhe si pasojë e zjarrit objekti është dëmtuar”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zyrtarë nga drejtoria e emergjencave në Prizren./Shqip.com