Digjet një objekt në oborr të QKUK-së
Publikuar:
(08.08.2023 08:35:34)

Një objekt e kanë kapluar flakët në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nga vendi i ngjarjes komandanti i zjarrfikësve, Mal Gashi, ka thënë se zjarri është lokalizuar, derisa ka shtuar se mos të intervenohej me kohë, ka pasur rrezik që zjarri të përhapet në objektet përreth.
Gashi theksoi se nuk është në dijeni nëse ka të lënduar.
“Kulmi i një shtëpie është djege. Ka pas mundësi të përhapet, zjarri ka mund te përhapet. Mos me pas mujt me ndërhy ka mujt me u përhap ne objektet përreth”, ka thënë ai.
/Shqip.com