Lajme

Digjet një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj, policia jep detaje

Fabrika duke u djegur

Një fabrikë e ngjyrave raportohet se është përfshirë nga zjarri në magjistralen Ferizaj-Babush.

Rastin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar” tha ai.

Fabrika duke u djegur

Derisa shtoi se janë duke marrë informacione të mëtejshme se si ka ardhur deri te ky shpërthim./Shqip.com