Digjet ndërtesa e operatorit më të madh China Telecom(Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një rrokaqiell në qytetin qendror kinez të Changsha, kanë raportuar mediat shtetërore, duke shtuar se numri i viktimave nuk dihet aktualisht.
“Nga vendi po del një tym i trashë dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe kryerjen e shpëtimit në vendngjarje”, shtoi ai.
Zjarri përfshiu një ndërtesë të lartë që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, thuhet në raport.
This afternoon, the building of China Telecom building in Changsha长沙caught fire, no casualties reported yet, stay safe everyone! 🙏 pic.twitter.com/QNnezk2Mxk
— China in Pictures (@tongbingxue) September 16, 2022
Një fotografi e publikuar nga CCTV tregoi flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë në një zonë të ndërtuar të qytetit, ndërsa tymi i zi u ngjit në qiell.
Një video e postuar në mediat sociale nga një media lokale e lajmeve duket se tregon pjesën e jashtme të kullës të djegur në të zezë.
Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë.