Lajme

Digjen dy vetura me tabela serbe në veri të Mitrovicës, policia ende s’ka të dyshuar

Dy vetura me targa serbe janë djegur sot në orët e para të ditës në Mitrovicën e Veriut, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar për mediat se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj është përfshirë edhe një tjetër.

“Sot me datë 01.06.2024 reth orës 02;25 në rr. Kral Petri, në Veri të Mitrovicës vetura e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C Clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar, ku e kanë njoftuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet “zjarrvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë ai.

/Shqip.com