Art Jetese

Dieta që ndihmon në problemet me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Në organizmin e gjithsecilit jetojnë me miliona baktere të cilat ndahen në dy grupe të mëdha. Ato të mirat dhe të këqijat, për të cilat me siguri keni dëgjuar të flitet shpesh.

Këto baktere luajnë një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sistemin tretës.

Ushqimi njihet si një nga ndikuesit më të mëdhenj të organizmit, e po këtë rol e ka edhe në shëndetin e të gjithë sistemit tretës, shkruan Living.

Disa ushqime mund të ndikojnë shumë negativisht tek shëndeti i stomakut dhe disa të tjera mirë.

Ekspertët rekomandojnë dietën Mesdhetare si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.

10’000 Hours / Getty Images

Çfarë është dieta Mesdhetare

Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari përveçse një mënyrë të ngrëni. Quhet kështu pasi është karakteristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende. Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti.

Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës. Gjithashtu drithërat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin.

Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme.