Art Jetese

Dieta – hani më shumë dhe humbni peshë

Gjithnjë është menduar se dieta do të thotë kufizim i kalorive apo konsumim më i vogël i ushqimeve.

Por një dietë e veçantë do të jetë e frytshme derisa ju mund të hani më shumë për të humbur peshë.

“Dieta e kundërt” inkurajon njerëzit që gradualisht të rrisin kaloritë dhe konsumin e ushqimit për të mësuar trupin me nivelet e yndyrës.

Pretendimi është se ndryshimi do të fillojë të ngrit metabolizmin, i cili shpesh ngadalëson dhe djeg më pak kalori pas një periudhe të gjatë të marrjes së kalorive të reduktuara, që njihet si termogjeneza adaptive.

Megjithëse metoda e kësaj diete nuk është studiuar ende, disa ekspertë thonë se mund të jetë e dobishme për humbjen e peshës dhe sipas tyre ju duhet të kontrolloni atë që hani, por ju merrni për të ngrënë më shumë, me qëllim që ta bëni këtë pa fituar yndyrë.

/Shqip.com