Sport Ndërkombëtar

Diego Simeone vazhdon kontratën me Atletico Madrid

Diego Simeone

Diego Simeone ka nënshkruar kontratë të re me Atletico Madridin, transmeton Shqip.com

Kjo kontratë do ta mbajë teknikun argjentinas në Madrid deri në vitin 2024.

Ai është në krye të Atleticos që nga viti 2011, duke qenë menagjer i këtij klubi tash e 10 vite.

Gjatë kësaj periudhe me “Los Colchoneros”, ai arriti të fitojë dy Europa League, të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, një herë në vitin 2014 dhe në vitin 2016, ndërsa edicionin e fundit arriti të fitojë LaLigën./Shqip.com