Sport Ndërkombëtar

Dhurata “e çmendur” që Ronaldo i ka bërë vetes (FOTO)

Cristiano Ronaldo njihet si adhurues i madh i veturave dhe këtë pasion po e vazhdon edhe tash kur nuk është në momentin më të mirë në aspektin sportiv.

“Lodra” e re e Cristianos i ka kushtuar tetë milionë euro pa marrë parasysh taksat që do të duhet të paguajë në vendin e tij. Një shifër e lartë pa dyshim, por që mund të duket e papërfillshme për vetë lojtarin nëse kemi parasysh se ai fiton më shumë se 40 milionë euro në vit vetëm falë produkteve që promovon në llogarinë e tij në Instagram, ku numëron 502 milionë ndjekës.

Bugatti Centodieci shihet te kompleksi kombëtar stërvitor i Portugalisë në qytetin Oeiras, në periferi të Lisbonës.

Në fakt, marrëdhënia mes futbollistit dhe markës franceze shkon shumë larg, pasi Cristiano tashmë ka në pronësi një Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse që bleu në 2016 dhe një Chiron që bleu një vit më vonë, të dyja ende në Madrid.

Ndërsa pret të shohë se çfarë është e aftë të bëjë Portugalia në Kupën e Botës në Katar, Cristiano mund të presë me padurim të shijojë Centodieci, por ku do ta çojë? Me të ardhmen e tij në dyshim, kjo është një pyetje e madhe që pret përgjigje.

/Shqip.com