Lajme

Dhunohet një grua në Istog, arrestohet i dyshuari

Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka informuar se është arrestuar një burrë në Istog nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.

“Istog 23.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje, bëhet me dije se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com