Dhuna në familje nuk ka të ndalur

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet për dy raste të dhunës në familje.
Rasti i parë është paraqitur në Prishtinë dhe i dyti në Lipjan.
“Prishtinë 27.05.2023-11:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
“Lipjan 27.05.2023-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
/Shqip.com