Kulturë

Dhjetori i “këndshëm” në sheshet e Prishtinës

"PRite N'shesh"

Atmosfera e festave të fundvitit edhe kësaj radhe do të zbukurohet më ngjarjen kulturore ‘PRite N’shesh’, e cila në vete përmban edhe konceptin ‘Verë n’dimër’.

Kështu ka bërë ditur për Shqip.com Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Kjo ngjarje e zhvilluar në kryeqytet kthen sheshin e Prishtinës në një vendtakim të këndshëm për shumë qytetarë dhe vizitorë.

Do të organizohet nga 1 dhjetori e deri në datën 30 të këtij muaji.

Shtëpizat e edicionit ‘Verë n’dimër”

Këto shtëpiza ku qytetarët kanë mundësi të kalojnë kohë dhe të shërbehen me pije të nxehta do të qëndrojnë të hapura çdo ditë nga mëngjesi deri në ora 12 të natës.

Nga kjo drejtori kanë thënë së në këtë edicion synojnë që t’i përkrahin bizneset dhe artistët lokalë të cilët kanë pësuar dëme nga pandemia COVID-19.

Edicioni “PRite N’shesh”

Numri i bizneseve që është paraparë që të operojnë sillet rreth 30-35 duke respektuar masat anti-COVID.

“Kryesisht aktiviteti do te organizohet ashtu siç është organizuar në edicionin paraprak dhe rregullat janë të njëjta krejtësisht në respektim të masave anti-COVID”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë.

Organizimi i pritjes nga Komuna e Prishtinës

Çka është koncepti ‘PRite N’shesh’ dhe nga kush organizohet?

‘PRite N’shesh’ është ngjarje kulturore, e cila tash pesë vite organizohet për të shënuar festat e fundvitit në atmosferë festive shoqëruar edhe me aktivitete kulturore e sociale.

‘Prite n’shesh’ shoqërohet me aktivitete kulturore, me plot risi, duke përfshirë performancat muzikore e akrobatike, natën poetike, shfaqje aktrimi e pantonimë.

Në kuadër të këtij aktivitetit është edhe “Verë n’dimër” që cilësohet mbështetje për bizneset e vogla dhe për këtë aktivitet ka dhënë leje Komuna e Prishtinës. /SHQIP.com