Dhjetëra-mijëra vaksina ‘Pfizer’ pritet të arrijnë sot në Kosovë
Publikuar:
(06.09.2021 12:31:18)

Dhjetëra-mijëra vaksina anti-COVID nga kompania “Pfizer”, pritet të arrijnë sot në Kosovë, njofton Shqip.com.
Një pjesë e 500.000 vaksinave si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrijnë sot në vend.
Përveç donacionit nga Shtetet e Bashkuara, sot do të mbërrijnë edhe 53 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me Ministrinë e Shëndetësisë, raporton ‘Koha’.
Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.
Deri më tani 615 mijë e 156 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 307 mijë e 467 edhe me dozën e dytë.
Siç ka njoftuar javën e kaluar ministri I Shëndetësisë, Arben Vitia, duke nisur nga 12 shtatori, vaksinimi do të fillojë edhe të dielave. /Shqip.com