Lajme

Dhelpra futet në hollin e ndërtesës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Në hollin e një ndërtese në lagjen “Arbëria” në Prishtinë është futur një dhelpër.

Policia dhe shërbimet e komunës janë në vendin e ngjarjes.  

Një banor i lagjes i cili nuk dëshiroi që t’i përmendet emri ka deklaruar se pasi dhelpra ishte futur në këtë ndërtese ata kishin lajmëruar organet e rendit të cilat me veti kanë sjellë edhe veterinerët të cilët janë duke e trajtuar kafshën.  

 “Po ajo dhelpër ka hyrë brenda mandej banorët kanë lajmëru policinë edhe ata erdhën me veterinarët dhe janë duke u marr me këtë punë” ka thënë njëri nga banorët.

Dhelpra është kapur dhe tani banorët janë në pritje që kjo kafshë të trajtohet dhe të vendoset në një lokacion tjetër larg vendbanimit të tyre.