Detaji që u kap në sfilatën e Valdrin Sahitit, Donaldi pyet “A erdhi Bora?”
Publikuar:
(17.05.2022 16:44:14)

Bora dhe Donaldi kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.
Ata janë parë bashkë në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ku kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.
Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë kanë ‘konfirmuar’ ribashkimin.
Madje në një video shihet Donaldi duke pyetur: “A erdhi Bora?” dhe pastaj thotë: “Erdha”.
Ndryshe, kjo vjen pas ndarjes që ka bërë bujë të madhe në media, ku Donaldi kishte filluar lidhjen me Beatrix Ramosaj në Big Brother./SHQIP.com