Rozë

Semi publikon këngën e re, detajet që lidhen me Borën dhe Donaldin

Bora, Donald dhe Semi

Ka disa muaj që emrat e tyre janë pjesë e mediave rozë.

Kjo pasi ndarja e tyre dhe më pas ribashkimi bërë bujë të madhe.

Bëhet fjalë për Donaldin dhe Borën, të cilët tashmë siç duket janë ribashkuar.

Historia e tyre, tashmë është bërë edhe pjesë e këngëve.

Pas asaj “Mos u kthe”, Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Ani”.

Donaldi dhe Bora

Në këtë këngë flitet për pendesën e Donaldit që i bëri Borës si dhe takimin e shumëpërfolur që thuhet ishte në banesën e Borës.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.“, janë fjalët e para të Semit.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, thotë Semi. Ajo i kujton gjithashtu aktorit të humorit momentin kur e humbi mikeshën e saj të ngushtë.

Në gjithë këtë histori, ajo që ka vendosur që të mos përgjigjet është Bora Zemani./SHQIP.com