Detaje që e konfimojnë se këta janë dy banorët e rinjë që pritet të hyjnë në BBVA
Publikuar:
(24.02.2023 17:11:24)

Big Brother VIP është shndërruar në një nga formatet më të ndjekura të momentit.
Fansat janë lidhur aq shumë më banorët brenda – sa edhe pas daljes jashtë janë duke vazhduar që t’i kërkojnë ata.
Aktori i humorit Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi, ku ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare.

Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip.”
Emri tjetër që po përflitet prej disa ditësh, është Eriola Doci, por ditën e sotme dyshimet janë shtuar edhe më shumë.

Gazetari Bledi Mane, deklaroi gjatë një interviste se “njëra nga hyrjet e reja në shtëpi do trazojë ujërat dhe do të zërë vendin e Kejvinës sa i takon provokimeve.”
/Shqip.com