Detaje nga vjedhja në këmbimore në Ferizaj / I maskuari e lidhi punëtorin dhe i grabiti paratë
Publikuar:
(28.03.2024 10:41:44)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një këmbimore në Ferizaj.
Sipas policisë, i dyshuari e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike e më pas ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Ferizaj / 27.03.2024-12:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokal dhe pasi e ka lidhur – viktimën me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com