Dest me zbarkim në “Stamford Bridge”
Publikuar:
(12.05.2022 17:04:28)

Nuk përmbushi prishmëitë te Barcelona.
U pa si një zëvendësues i Dani Alves, por nga i cili u zëvendësua vetë ironikisht.
Sergino Dest është tani në interesin e Chelsea-t, raporton “Goal”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë po shihet me potencial të madhe nga drejtuesit e klubit anglez.
Londinezët kanë tashmë në atë pozitë një nga më të mirët në botë, Reece James-in, por një konkurrent i tij vetëm sa do ta shtonte kualitetin.
21 vjeçari iu bashkua Barçës nga Ajax-i në vjeshtën e vitit 2020, për 21 milionë euro.

Kurse, vlera e tij në treg aktualisht kap shifrën e 18 milionë soshëve, sipas “transfermarkt”.
Përndryshe, kontratë me gjigantin spanjoll ka deri në qershor të vitit 2025. /Shqip.com