Dëshmitari kundër Mustafës pretendon se “kanë gjetur dy trupa në një varr”

Një dëshmitar kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës – po pretendon se “kishin gjetur një varr me dy trupa”.
Madje, thotë se njërin “e njihte”, duke aluduar se ato “krime” i ka “kryer” Salih Mustafa, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara.
“Trupit të parë ia kemi zbulu ftyrën, e kemi pa që osht i panjofshëm edhe nuk e kemi prek ma, në tjetrën anë e kemi nxjerrë trupin tjetër që u kanë i njofshëm edhe e kemi mbulu prapë”, pretendon ai.
Nuk ka mbaruar – pas dy ditëve sipas tij “kanë shkuar dhe e kanë nxjerr nga varri personin që e njihnin”.
“Mas dy dite kemi shku me traktor edhe e kemi marrë edhe e kemi pru prej shpie, e kemi varrosë”, pretendon dëshmitari.
Ndërsa, thotë se “trupin tjetër nuk e kanë prekur”.
“Veç e kemi mbulu me dhe edhe qaty ka metë”, thotë ai.
Është pyetur edhe për karakteristikat fizike të “personit të panjohur”.
“Dy dhomtë e parë i ka pasë të gjatë edhe të zi, nëpër rroba nuk e kemi zbulu, veç ftyrën ia kemi zbulu. Ka pasë diku moshë mesatare…Nuk muj me thanë u doke si zeshkan po kish fillu me u prish, si zeshkan, i dobtë e ftyrën e gjatë”.

Salih Mustafa po akuzohet nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.
Njëjtë siç u arrestua i pari në shtatorin e vitit të kaluar, pikërisht ndaj tij ka nisur gjykimi.
Mohon të gjitha akuzat e ngarkuara mbi të. /SHQIP.COM.