Lajme

Dëshmitari 5 në Hagë po vazhdon dëshminë e tij

Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë
Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Edhe sot po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Ai dje ka deklaruar se anëtarë të UÇK-së ia kanë marrë familjarët e tij.

Ndërsa, në dëshminë e sotme dëshmitari 5 ka bërë të ditur se pasi i morën familjarët e tij, ai e mori armën dhe e mori veturën duke iu shkuar pas tyre.

Biseda e dëshmitarit me prokurorinë:

Prokurorja: Anëtarë të UÇK-së morën të afërmit tuaj. Ti shkove prapa tyre?

Dëshmitari 5: Po

Prokurorja: Pse

Dëshmitari 5: Me këqyr çka u bo pse i morën.

Prokurorja: Kur po i ndiqje mrapa, a pe ndonjë polic serb?

Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet

Prokurorja: Forca serbe a pe gjë gjatë rrugës?

Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet

Prokurorja: Pas pak erdhe tek një vend ku duhej të merrje vendim cilën rrugë të ndiqje.

Dëshmitari 5: Po.

Prokurorja: Pasi morën të afërmit tënd dhe ti more veturën, kur shkove deri në një vend dhe aty t’ desh të marrësh vendim për rrugën trup apo rrugën tjetër. A mund të na shpjegosh cka kishte në secilin drejtim?

Dëshmitari 5: Pasi e kam marrë kerrin, e kam marrë edhe armën edhe i kam hyp kerrit që i kanë marrë të afërmit e mi me maska. Me dalje të fshatit i kanë zbrit dy të afërmit e mi nga makina, edhe babën e kishin lanë mrena në makinë. Edhe këtyne..Seancë private

Prokurorja: Kush e kontrollonte atë anën që more ti?

Dëshmitari 5: Policia ishin nga fshati 8 kilometra larg. Ishte nën kontroll të UÇK-së.

/Shqip.com