Sport Ndërkombëtar

Dëshira e Jose Mourinhos quhet Mergim Vojvoda

Mergim Vojvoda

Roma mund të jetë shtëpia e tij e re.

Mergim Vojvoda është dëshirae Jose Mournihos për krahun e djathtë – kurse, “kurban” për këtë transferim mund të bëhet Marash Kumbulla.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Arlind Sadiku, i cili shkroi se “Mërgim Vojvoda shumë afër transferimit te Roma. Torino dhe Roma po negociojnë marrëveshjen për të shkëmbyer Vojvodën me Kumbullën”.

Reprezentuesi i Kosovës ishte bërë pjeëë e Series A – në vitin 2022 dhe që nga atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e Torinos.

Në sezonin e kaluar, ai zhvilloi 24 ndeshje, teksa asistoi dy herë dhe shënoi dy gola.

Kurse, në këtë kampionat është paraqitur 12-të herë në elitën e futbollit italian dhe nuk ka shënuar apo asistuar.

Vlera e tij në tragun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 4.5 milionë euro.

Në anën tjetër, Kumbulla nuk është në planet e Jose Mourinhos.

Shtatëgjati nuk po gjen hapësira në formacionin e strategut portugez është paraqitur vetëm shtatë herë.

Sa i përket formës ekipore, Roma gjendet në vendin e gjashtë, me 32 pikë të grumbulluara.

Kurse, Torino gjendet në vendin e 11-të – me shtatë pikë më pak. /Shqip.com