Dërgohet në mbajtje një zyrtar policor, mori 50 euro si ryshfet

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë ryshfet nga një person deri sa ishte duke kryer punën e tij.
IPK-ja ka njoftuar se i dyshuari kishte kërkuar nga qytetri 50 euro për t’i dhënë librezën e qarkullimit.
“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit” është procedoceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu hetuesit e IPK-së me datën 30.04.2022, kanë dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”./Shqip.com