Sport Shqiptar

Derbi Trepça – Peja zhvillohet të dielën

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligë. Takimi i parë, por shumë i rëndësishëm, do të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, njofton FBK, shkruan Shqip.com.

Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët dy fitore e nëntë humbje, andaj ky duel është shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat.

Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë pas fitores ndaj Pejës janë të motivuar për një ndeshje tjetër të madhe, ndërsa ndeshen me Yllin, që hyn me pesë fitore radhazi në elitë pas katër humbjeve radhazi, ndërsa skuadra nga Gjakova ka pesë fitore e gjashtë humbje. Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në mes të Trepçës dhe Pejës.

Mitrovicasit hyjnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, ashtu si edhe pejanët që kishin tetë fitore radhazi, prandaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. “Xehetarët” kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse “verdhezinjtë” tetë fitore e dy humbje.

Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj do të jetë një super duel në “Minatori” të dielën. Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar pejanët 83:72.  Për shkak të paraqitjeve të prishtinasve në gara ndërkombëtare, Bashkimi – Sigal Prishtina do të zhvillohet më 1 dhjetor.

/Shqip.com