Lajme

Deputetja e PDK-së – Gërvallës: Mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove

Partia Demokratike e Kosovës

“Lexo raporte për Kosovën e mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove”.

Kështu i është drejtor deputetja e Partisë Demokratike të Kosores, Ariana Musliu-Shoshit, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla, duke folur në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se “BE-ja nuk duhet të fajësohet për gabimet tona”, duke iu referuar edhe mosliberalizimit të vizave.

Por, sipas Shoshit, raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian vazhdimisht deklarojnë se “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret”.

“Kish qenë mirë me ditë që liberalizimi i vizave tashmë është vendim individual i shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Ndërkohë, pas fjalimit të Gërvallës reagimet nga opozita kanë qenë kritikuese për kryediplomaten.

Thonë se me qasjen e saj “po e dëmton të ardhmen e Kosovës”. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022