Deputeti i VV-së vazhdon sulmet ndaj gazetarëve e AGK-së
Publikuar:
(24.07.2024 08:56:12)

Deputeti i partisë në pushtet nga Ferizaj, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovë.
Një një postim të gjatë, Basha ka treguar se si sipas tij, duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pasi, ai thotë se jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.
“Pra AGK ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njëjtë. Si Buzhala me Batonin që shpifin e prodhojnë bërllok, si Kreshnik Gashi me Flaka Surroin që gjurmojnë e prodhojnë kritikë konstruktive, të dy palët janë të barabartë në sytë e AGK-së”, shkroi Basha.
/Shqip.com