Deputeti i LDK-së i reagon atij të VV-së: Pse nuk i thojshe Amerikës kthej aeroplanet
Publikuar:
(09.07.2021 19:39:59)
“Pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 “kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”.
Kështu i është drejtuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit
Deklarata e tij erdhi pasi ambasada amerikane ka kritikuar mënyrën e shkarkimit të bordeve nga Kuvendi.
Deputetët e Kuvendit votuan për shkarkimin e bordit të RTK-së të çdo anëtari veç e veç.
Por, shkarkimi është kritikuar nga opozita që këto veprime të Qeverisë i cilëson “kapje e shtetit”. /Shqip.com