Deputetët zgjedhin zëvendësdrejtorin e ARRU-së
Publikuar:
(26.11.2021 11:39:30)

Abedin Azizi është zgjedhur zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).
Ai është votuar në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës.
65 deputetë kanë votuar për zgjedhjen e tij, nga 78 sa ishin gjithsej në sallë.
Ndërsa, kandidati tjetër, Gurakuq Kastrati mori 12 vota.
Pikë tjetër e votimit në këtë seancë është zgjedhja e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Ndërkaq, katër pikat e para të listës së rendit të ditës janë larguar nga diskutimi për shkak se kabineti qeveritar nuk është i pranishëm në sallë, pasi janë duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.