Deputetët shkarkuan kryetari e Kuvendit të Malit të Zi
Publikuar:
(07.02.2022 22:17:19)

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme miratoi propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq, transmeton Shqip.com
43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Aleksa Beçiqit.
Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, nuk pati asnjë abstenim.
Beçiq, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator 2020, shkruan RTCG
Deri në zgjedhjen e të riut, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta kryejë Strahinja Bulajiq, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve.