Lajme Botë

Deputetët në Portugali refuzojnë projektligjin e buxhetit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Cota

Parlamenti i Portugalisë ka refuzuar buxhetin e propozuar të shtetit për vitin 2022, që ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Buxheti i propozuar nga kryeministri António Costa u mund me 117 vota kundër 108 kundër dhe pesë abstenime.

Partitë e krahut të majtë kishin deklaruar në fillim të kësaj jave se nuk do të mbështesin partinë Socialiste (PS) të Kostës.

Është hera e parë që një ligj buxhetor refuzohet në Portugali që kur Portugalia hyri në demokraci më 1974.

Presidenti konservator i Portugalisë kishte paralajmëruar se ai do të përdorë fuqinë e tij për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme legjislative nëse buxheti refuzohet.

Parlamenti i Portugalisë

Por kryeministri Costa deklaroi të martën se nuk do të jepte dorëheqjen dhe do të “përballej me vështirësitë”.

“Ndërgjegjja ime është e pastër,” u tha ai deputetëve pas rezultatit të votimit të mërkurën, megjithëse shtoi se rezultati ishte një “humbje personale”.

“Bëra gjithçka që munda që ky buxhet të funksionojë pa shtuar asgjë që do të ishte në dëm të vendit.

Costa më herët u kishte bërë thirrje deputetëve që të mbështesin projektligjin dhe “të respektojnë qytetarët portugezë që nuk duan një krizë politike”. /Shqip.com