Lajme

Deputetët miratojnë tri projektligje në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Në Kuvendin e Kosovës, 63 deputetët kanë miratuar Projektligji për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky Projektligj parasheh avancimin e shërbimeve profesionale për personat e dënuar.

“Projektligji në përgjithësi adreson zhvillimin e Shërbimit Sprovues në pikëpamje të avancimit të shërbimeve profesionale për personat e dënuar që janë në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe ngritjen  kapaciteteve profesionale dhe operative për të mbikëqyrur rastet brenda fushëveprimit të tij”, ka thënë Haxhiu.

Në shqyrtimin e parë është miratuar edhe Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se edhe ky Projektligj është i një rëndësie të madhe.

“Edhe Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës është i një rëndësie të veçantë. Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës ka për qellim caktimin e statusit, parimeve, përgjegjësitë, menaxhimit dhe organizmin e Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ky Projektligji është votuar nga 64 deputetë.

Në Kuvend, me 65 vota është miratuar Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale./Shqip.com