Lajme

Deputetët e  AAK-së me aksion simbolik kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një aksioni simbolik në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar që Evropa të jap dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Evropë ku janë vizat” “Evropë deri kur më”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri i vendosën në foltoren e Kuvendit.

Foto nga aksioni

Pas këtij aksioni ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që për këto aksione duhet të marrë leje./Shqip.com