Denver shton epërsinë ndaj Minnesotas

Denveri e ka shënuar edhe fitoren e dytë nuk ka gabuar në dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke mposhtur me rezultat 122-113 Minnesotan dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim.
Edhe pse Edwards realizoi 41 pikë për mysafirët, ato s’mjaftuan për të fituar. Për Denverin u dalluan Murray me 40 pikë e Jokiq me 27 pikë.
Ndërsa, skuadra e Milwaukee hakmerret ndaj Miami, duke fituar me rezultat 138-122 në ndeshjen e dytë dhe barazon në 1-1 serinë e takimeve. Shtatë lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket, ndërkohë që nuk luajti Antetokounmpo, i dëmtuar në ndeshjen e parë.

Barazim 1-1 me ndeshje edhe në duelin mes Memphisit dhe Lakersave, me të parët që fituan me shifrat 103-93, duke rikthyer ekuilibrat. LeBron James realizoi 28 pikë e 12 kërcime, por i vetëm e pati të vështirë të mposhtë Memphisin, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.
“Play-off” Çerekfinale – Konferenca e Lindjes
Philadelphia – Brooklyn (2-0)
Boston – Atlanta (2-0)
Cleveland – New York (1-1)
Milwaukee – Miami 138-122 (1-1)
“Play-off” Çerekfinale – Konferenca e Perëndimit
Sacramento – Golden State (2-0)
Memphis – Lakers 103-93 (1-1)
Phoenix – Clippers (1-1)
Denver – Minnesota 122-113 (2-0)
/Shqip.com