Sport Ndërkombëtar

Denver mposhtet nga Milwaukee, Lakers rikthehet te fitorja

Milwaukee e ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj Denver me rezultat 107-99. Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 kërcime për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Lindje.

Memphis u mund 122-120 nga kampionët e Golden State. Për Warriors u dallua Stephen Curry me 34 pikë.

Lakers rikthehen te fitorja, duke mundur 113-104 San Antonio. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asistime, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis, që e nisi ndeshjen nga bankina (21 pikë e 12 kërcime). Philadelphia, falë 27 pikëve të Maxey dhe 26 pikëve e 10 kërcimeve të Embiid mundi 137-133 Brooklyn (Irving 30 pikë), dy ekipe që janë në zonën play off në Lindje.

Në takimet e tjera, Portland mundi 134-124 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme.

Fitoi edhe Orlando, që mundi 126-120 Indiana (Banchero 23 pikë), ndërsa Toronto fitoi 113-95 në shtëpinë e Sacramento (Siakam 26 pikë e 11 kërcime).

Rezultatet:
Orlando – Indiana 126-120
Philadelphia – Brooklyn 137-133
Houston – Washington 103-108
Milwaukee – Denver 107-99
New Orleans – Minnesota 102-111
Oklahoma – Atlanta 132-137
Golden State – Memphis 122-120
Portland – Utah Jazz 134-124
Sacramento – Toronto 95-113
Lakers – San Antonio 113-104

/Shqip.com