Sport Ndërkombëtar

Denilson – rikthehet nga pensionimi

Denilson

Ish – futbollisti më i shtrenjtë në botë, Denilson de Oliveira ka vendosur që të rikthehet përsëri në fushën e gjelbër, 12-të vjet pas pensionimit.

I njohur thjesht si Denilson, anësori ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën braziliane, Ibis Sport Club.

Prezantimi i tij – te skuadra e re

Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë 44 vjeçari përmes një postimi në Twitter.

Mund të flas tani! ESHTË ZYRTARE! Ftesa u shfaq dhe duke u reflektuar me familjen time… babai këtu vendosi të rikthehet në futboll pas 12 vitesh. Nga sot e veshi fanelën e @ibismania”, ka shkuar ai.

Denilson luajti 61 herë për Brazilin midis viteve 1996 dhe 2003.

Teksa, e fitoi Kupën e Botës – në vitin 2002 që mbetet e fundit për Seleçaon. /Shqip.com