Lajme

“Demokratët euroatlantikë”/ Pas vendimit për rekursin e vulës, Basha bën ndryshime në logon e PDSH-së

Luzim Basha njoftoi sot se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit që i dha të drejtën Sali Berishës të drejtojë PD-në, duke i dhënë logon dhe vulën.

Pas këtij vendimi, Basha ka bërë edhe një ndryshim në logon e PDSH. Në profilin e tij në Facebook, krahas “Partia Demokratike e Shqipërisë”, ai ka vendosur edhe “Demokratët euroatlantikë”.

Ndërkohë qëndron edhe slogani “Shqipëria meriton më shumë”.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh sot se “shqiptarët do të kenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme”, por nuk tha nëse do të ketë apo jo një parti të re.

“Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje”, tha Basha.

/Shqip.com