Demi Lovato fillon karrierën si regjisore me një dokumentar
Publikuar:
(20.03.2023 23:12:05)

Aktorja e njohur Demi Lovato do të ulet në karrigen e regjisores, për dokumentarin e ardhshëm të platformës Hulu për fëmijët.
Titulli aktual i punës së dokumentarit artistik është Child Star dhe Lovato do të bashkëdrejtojë së bashku me Nicola Marsh.
Filmi artistik do të eksplorojë jetën e ish-yjeve fëmijë, duke u fokusuar në mënyrën se si ata u bënë superyje në një moshë të re. Dokumentari e sjell historinë e personaliteteve të famshme që janë rritur në syrin e publikut dhe vështirësitë që vijnë me të qenit vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Dokumentari do të bëjë pyetje se si këto momente përcaktuan trajektoren e jetës së yjeve.
Megjithatë, identiteti i pjesëmarrësve që do t’i bashkohen Lovatos po mbahet sekret për momentin.
/Shqip.com