Lajme

Deliu: Për tre vjet me radhë Kurti dhe VV-ja terrorizuan institucionet

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Sot gjatë ditës është arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike.

Lidhur më këtë marrëveshje ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Sipas Deliut, Vetëvendosje të njëjtat marrëveshje për energjinë dikur i propagandonte si akte tradhtie.

“Të njëjtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.” ka shkruar Deliu.

Sipas Deliut, Kurti dhe Vetëvendosje për 3 vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë.

“Me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë. Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim” ka shkruar Deliu.

Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demonizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakorduan për implementimin e marrëveshjeve të njëjta, duke i cilësuar si të arritura ka shtuar më tutje Deliu./Shqip.com