Deliu: Një kryeministër që urdhëron ministrat të ngriten në këmbë nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies
Publikuar:
(01.07.2021 10:55:09)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se “një kryeministër i cili urdhëron ngritjen në këmbë të ministrave nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies”.
Deputetja opozitare kritikoi edhe qasjen e Albin kurtit në raport me gazetarët.
“Në konferenca për media, kryeministri shfaqet për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve dhe jo anasjelltas! Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Sipas saj, Kurti llogaridhënien “e kupton si shprehje te gjenerozitetit nga ana e tij e jo si obligim demokratik”. /Shqip.com