Deliu-Kodra: Kurti i aftë për të krijuar kriza, por jo për t’i zgjidhur ato

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se kryeministri, Albin Kurti, është i aftë për të krijuar kriza, përcjell Shqip.com.
Por, në seancën e debatit parlamentar për krizën energjetike, Deliu-Kodra thotë se Kurti është i paaftë për t’i zgjidhur ato kriza.
Sipas saj, qeveria aktuale tha se krahas “ofrimit të territ” e rritjes së faturave të energjisë, kjo qeveri ofron edhe “diskriminimin” në furnizimin me energji elektrike.
“Vizioni politik i qeverisë në lidhje me mungesën e energjisë elektrike është ky qeveria po thotë ose kursejeni rrymën e rrjedhimisht mos u ngrohuni e provohuni nga jeta juaj normale ose në të kundërtën do të paguani më shtrenjtë energjinë elektrike.
Sepse kemi një kryeministër të aftë për të krijuar kriza dhe një kryeministër gjithashtu të paaftë për t’i zgjidhur dhe për t’i menaxhuar ato kriza”, tha Deliu-Kodra./SHQIP.com