Deliu: Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas diskutimit që pati dje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se akuza e Haxhiut “Ju i keni duart e lyme me gjak”, ka nxjerrë në pah një varg problemesh.
“E para, ministrja e drejtësisë konstatoi krye në vete se Astrit është vra. E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së. Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Postimi i plotë:
ÇKA THA ALBULENA HAXHIU DJE?
“Ju i keni duart e lyme me gjak”, kështu e akuzoi PDK-në dje ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Dhe këtu ajo nxori në pah një varg problemesh.
E para, ministrja e drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra.
E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së.
Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual.
Dhe kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë. Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çkado që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi.
E kjo mendësi përfundimisht nuk kalon!
/Shqip.com