Lajme

Del negativ testimi për rastin e dyshuar me Linë e majmunëve në Kosovë

Testi për linë e majmunit

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se testimi i bërë për dyshimin e një rastit të Lisë së majmunëve në Kosovë, ka rezultuar negative.

Mostra e pacientit të dyshuar për Linë e majmunëve ishte dërguar në Holand për testim, ku edhe kanë rezulltuar negativ.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, javë më parë në Klinikën Infektive të QKUK-së ishte pranuar një raportim për rast të dyshimt me Linë e majmunëve të cilit i është marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

MSh dhe IKSHPK kanë rekomanduar qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19./Shqip.com