Deçan: Digjet shtëpia, lëndohet një grua dhe dy policë
Publikuar:
(14.01.2022 10:49:26)

Një grua dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë djegies së një shtëpie në fshatin Beleg të Deçanit.
Policia njofton se viktima dhe dy zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vet viktima dhe dy zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Shqip.com