Debati parlamentar për krizën energjetike shtyhet për të martën
Publikuar:
(24.12.2021 14:02:53)

Debati parlamentar për krizën energjetike i thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shtyrë për seancën e së martës, më 28 dhjetor.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se e tërheqin mocionin pasi që u dakorduan që debati të zhvillohet të martën.
“Ne si GP e kemi thirrur debatin parlamentar për krizën energjetike, menduam që ta vendosim këtë menjeherë pas marrëveshjes mirëpo pasi që u dakorduam që paraprakisht kjo të jetë pika e parë në vazhdimin e seancës së të martës më 28-tin, vendosim që ta mbajmë debatin më 28, pra tërheqim mocionin”, tha Tahiri.
Mocioni që debati për krizën energjetike të shtyhet për të martën, kaloi me 79 vota për, dy kundër dhe dy abstenime./SHQIP.com