De Ligt i pakënaqur – afër largimit nga Juventusi

Në Torino zbarkoi si njëri nga talentët më të mëdhenjë në botë – por, kjo “aventurë” nuk shkoi sipas planeve.
Mathijas De Ligt dhe Juventusi munden që t’i ndajnë rrugët.
Qendërmbrojtësi holandez duket që nuk është më i kënaqur në Itali.
Agjenti i tij, Mino Raiola në një intervistë për “NRC”, ka “lansuar bombën” – për të ardhmen e lojtarit,.
“Matthijs de Ligt tani është gati për një hap të ri – edhe ai po e mendon këtë”, u shpreh Raiola.
De Ligt ka zhvilluar gjithsej 14-të paraqitje në këtë sezonë me “Zonjën e vjetër”, ndërsa ka shënuar edhe një gol.
Ai ishte bashkuar me skuadrën italiane në vitin 2019 – për një shumë prej 75 milionë eurosh.
Që nga atëherë, holandezi ka zhvilluar 94-të paraqitje, është autor i 13-të golave dhe shtatë asistimeve.
Për shërbimet e tij ka shumë skuadra të cilat janë të interesuara, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermaket” vlerësohet të jetë 70-të milinë euro.
Juvetnusi është duke kaluar formë të dobët – në Serie A, pasi gjendet në vendin e shtatë, me 31 pikë të grumbulluara, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.
12-të më pak se Interi që është lider. /Shqip.com