De Ligt i kryen testet mjekësore me Bayernin
Publikuar:
(19.07.2022 14:06:02)

Tashmë nuk ka më dilema: Matthijs de Ligt është futbollist i Bayern Munchen.
Qendërmbrojtësi holanez është parë sot në Gjermani – duke i kryer testet mjekësore për bavarezët.
Teksa, shuma e këtij transferi pritet të jetë 80 milionë euro.
De Ligt ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A, teksa ka regjistruar tre gola dhe një asistim.
Ai konsiderohet si futbollist me potencial të madh – dhe në të kaluarën ka qenë kampiten i Ajaxit – ende pa i mbushur të dy dekada jetë./Shqip.com