De Ligt do të mbajë “pishtarin” e mbrojtjes së “Bianconeri”

Nuk do ta lë Torinon pavarësisht thashethemeve.
Ai do t’i qëndrojë besnik Juventusit edhe për disa sezone.
Matthijs de Ligt është afër nënshkrimit të kontratës së re me klubin, raporton Fabrizio Romano.
Matthijs de Ligt is close to sign a new contract with Juventus. Advanced talks for deal extension until June 2026, negotiations now underway. @SkySport 🚨🇳🇱 #Juventus
De Ligt’s now prepared to stay at Juventus – as Chiellini will leave the club in the next few days. pic.twitter.com/I5SRCLpqnw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2022
Bisedimet tashmë janë të avancuara për zgjatjen e marrëveshjes deri në qershor 2026.
De Ligt tani është i përgatitur të qëndrojë në Juventus – pasi Chiellini do të largohet nga klubi në ditët e ardhshme.
Kontrata aktuale që qendërmbrojtësi ka me “Zonjën e Vjetër” skadon më 2024.

Holandezi ka zhvilluar 30 paraqitje për klubin në Serie A këtë edicion, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist.
Ai pati lëkudnje të formës këto tre sezone, por mbetet një nga më të mirët në botë në pozitën e tij, marrë parasysh edhe moshën e tij.

De Ligt iu bashkua Juves në vitin 2019 për 85 milionë euro, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Ajaxin – sidomos në ligën e kampionëve.
Madje, ai i shënoi pikërisht skuadrës së Allegrit për t’i eleminuar nga gara. /Shqip.com